Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Nuk do ndalemi para pengesave

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehet e bindur se marrëveshja me Italinë për emigrantët do të funksionojë. Pavarësisht se Gjykata e Romës deri më tani ka pezulluar qëndrimin e emigrantëve në qendrat në Gjadër, Meloni në një intervistë për median italiane “Quarta Repubblica” thotë se qeveria italiane po punon për të gjetur zgjidhje.

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk marr impenjime që nuk mund t’i mbaj dot.

Gazetari: Po gjyqtarët nuk i lejojnë emigrantët të ikin atje.

Meloni: Mos u shqetëso. Ka zgjidhje, po punojmë. Projekti i Shqipërisë sipas meje duhet të funksionojë. Po punojë që të funksionojë.

Sipas Melonit, kjo marrëveshje është inovative dhe do bëjë gjithçka që të funksionojë. Jo më kot , kryeministrja italiane shprehet se po i kushtojnë vëmendje të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

“Për mendimin tim, projekti shqiptar duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar atë. Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet në Bashkimin Evropian, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore, ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë”, tha Meloni.

Media italiane: Qendrat e emigrantëve në Gjadër do kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali
Kryeministrja italiane shprehet se e dinte që do hasej me shumë pengesa sidomos në politikat për të zgjidhur çështjen e emigracionit. Por, Meloni theksoi se nuk duhet të ndalen para pengesave dhe prandaj shprehet e bindur se do të gjejë zgjidhje.

“Unë kisha marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate. Jam e pajisur, e dija, veçanërisht për emigracionin, sepse e dija që do të kishte kundërshtime shumë të gjera. E dija që do të kisha hasur në shumë pengesa, kjo që po shohim, e dija që shumë nuk do të ishin dakord me këto iniciativa, pas së cilës mendoj se nuk duhet të ndalemi para pengesave që ne hasim dhe prandaj vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë”.

Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër janë bosh.

Ndonëse me personel të reduktuar, autoritetet Italiane vijojnë ti mbajnë të hapura, ku janë në pritje të vendimeve të drejtësisë në lidhje me këtë marrëveshje.

Të Fundit