Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Vjosën Park Kombëtar, Rama: Fuqi e re për imazhin e Shqipërisë

Mediat e huaja kanë publikuar artikuj për shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar, i vetmi lum i egër në Europë.

Këtë jehonë të mediave ndërkombëtare, Kryeministri Rama e konsideron si një fuqi të re për imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Vjosa u shpall Park Kombëtar disa ditë më parë me vendim të Qeverisë Shqiptare.

Të Fundit