“Më vodhën tokën në Borsh dhe Kadastra hesht” denoncimi që do t’ju shokojë!

Rajmonda është një zonjë, që denoncon një problem me regjistrimin e pronës në Borsh pranë Kadastrës së Sarandës. Gjyshi dhe i vëllai përfituan nga kthimi i pronave një sipërfaqe prej 1000 m², të ndarë me nga 500 m² për secilin dhe më pas të trashëguar nga familjarët përkatës.Pjesa e tezes së Rajmondës iu dhurua Gazmend Hajdinit, ndërsa pjesa e nënës së saj, iu shit vetë Rajmondës. Pas këtyre veprimeve, parcela 1000 m² u regjistrua me emrat e Gazmend Hajdinit dhe Rajmondës.Më vonë, trashëgimtarët përfituan edhe një parcelë tjetër prej 680 m². Por, në mënyrë të çuditshme, edhe kjo pasuri e dytë u regjistrua me të njejtët emra, Gazmend Hajdini dhe Rajmonda, megjithëse kontrata e shitjes dhe ajo e dhurimit i përkisnin vetëm parcelës së parë 1000 m².Sipas shpjegimit të dhënë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, janë marrë për bazë pikërisht këto kontrata për regjistrimin edhe të parcelës 680 m². Ndërkohë, eksperti Fatmir Laçej thekson, se një transaksion ka vlerë vetëm për pasurinë me numrin dhe sipërfaqen përkatëse dhe nuk mund të shtrihet automatikisht në një parcelë tjetër.Si pasojë e këtij regjistrimi, Rajmonda nuk mund të kryejë çeljen e trashëgimisë dhe regjistrimin e testamenteve të nënës dhe tezes për parcelën 680 m². Avokati Klaudi Zholi e konsideron regjistrimin të paligjshëm dhe kërkon korrigjimin e tij, në mënyrë, që prona t’u kalojë trashëgimtarëve, që u takon me ligj.

Të Fundit