Shefi i famshëm turk dhe fenomeni i rrjeteve sociale, Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si “Salt Bae”, ka ndarë në Instagram një foto me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, të cilin e ka vlerësuar me fjalët: “Më shumë se një mbret”
Në imazhin e publikuar në “story”, Nusret shihet pranë Kryeministrit Rama në një ambient të brendshëm luksoz, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë miqësore.
Rama mban veshje sportive të zeza me atlete të bardha, ndërsa Nusret vesh kostumin karakteristik të tij, duke ruajtur stilin e njohur.
Fotoja është shkrepur në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”, ku mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League.
Nusret Gökçe, i njohur më mirë si Salt Bae, është një shef kuzhine dhe pronar restorantesh. Teknika e Gökçe për përgatitjen dhe spërkatjen e mishit u bë një meme në internet në janar 2017. Ai themeloi Nusr-Et, një zinxhir restorantesh luksoze për biftek.
Që nga viti 2021, Nusr-Et ka degë në Turqi, Greqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite. Emri i zinxhirit të restoranteve vjen nga emri i tij dhe et, që do të thotë “mish” në turqisht.