Papa Françesku u mirëprit në Singapor nga presidenti dhe përfaqësues të qeverisë, në etapën finale të turit të tij në Azinë Jug-lindore dhe Oqeani.
Ai mbërriti në një nga vendet më të pasura në botë pas vizitës në një nga më të varfrit, Timorin Lindor.
Ai i shenjtë vlerësoi zhvillimin ekonomik të Singaporit duke e cilësuar një testament për njerëzimin, por i bëri thirrje vendit që të kujdeset edhe për të varfrit.
Papa apeloi gjithashtu për paga dhe kushte dinjitoze për punëtorët emigrantë, që ndihmuan në ndërtimin dhe kthimin e Singaporit në një fuqi financiare.
Në vijim të vizitës, ati i shenjtë do të mbajë edhe një fjalim drejtuar autoriteteve politike dhe do mbajë një meshë në “Stadiumin Kombëtar” të Singaporit, ku pritet të marrin pjesë 55 mijë persona.
Shteti i vogël aziatik është një ndër vendet me diversitetin më të madh fetar dhe Papa pritet të inkurajojë komunitetin e vogël por në rritje katolik.
Për shumë katolikë në Singapor, ky do të jetë takimi i parë me një Papë. I fundit që e vizitoi vendin e largët ishte Gjon Pali i Dytë në 1986-n.
Më herët, ati i shenjtë vizitoi Timorin Lindor, Indonezinë dhe Guinean e Re.