Pesë punëtorë humbën jetën në zonën e Torinos, pasi u përplasën nga një tren në linjën konvencionale Torino-Milano, në Brandizzo, një kilometër nga stacioni hekurudhor, në drejtim të Torinos, ndërsa dy të tjerë shpëtuan për mrekulli.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur, pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor Brandizzo. Treni udhëtonte me 160 kilometra në orë dhe punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje pranë stacionit të trenit, kur kaloi autokolona teknike, me disa vagonë.
Makinisti është në gjendje shoku, ai u kontrollua nga një ambulancë dhe u dërgua në shtëpi. Ai po lëvizte me një koleg të dytë në kabinë.
Rrjeti hekurudhor italian ka reaguar duke i shprehur ngushëllimet familjeve të punëtorëve të ndjerë.
“Rfi shpreh dhimbje të thellë përballë asaj që ndodhi dhe shpreh ngushëllimet dhe afërsinë e saj me familjet e punëtorëve të vdekur”, thuhet në një shënim nga rrjeti hekurudhor italian (Rfi), i cili shpjegon se “puna e mirëmbajtjes ishte duke u zhvilluar pjesë e një kontraktori të jashtëm “dhe se “një tren jo në shërbim komercial goditi disa punëtorë. Pesë prej tyre konfirmohen të vdekur”.