“Më shpejt arrihet me gomar se me makinë”, banorët e Kukësit: Kemi mbledhur katër milion lekë për rrugën, shteti ka 30 vite që nuk vë dorë

Banorët e fshatrave Novosej dhe Turaj në Kukës, kanë ngritur shqetësimin e tyre sa i përket amortizimit të vazhdueshëm të rrugëve kryesore dhe shtojnë qarkullimi me makinë është tepër i vështirë. Në rast të një problemi shëndetësor, banorët shprehen se do të ishte shumë e vështirë që të arrihej në kohë për të bërë trajtimin e duhur.

Ata thonë se që prej kohës kur në krye të vendit ka qenë Enver Hoxha, nuk është bërë asnjë lloj investimi në infrastrukturën rrugore.

Ndërsa më tej, një grup banorësh kanë ndërmarrë një iniciativë për të rregulluar rrugën e cila është tejet e amortizuar. Banorët kanë mbledhur në total katër milionë lekë të vjetra me qëllim për të bërë shtrimin e rrugës.

Banorët:

‘Lëvizja në aksin Novosej-Turaj është katastrofë, çdo gjë e kotë. Problemet qëndrojnë tek bashkia, rruga është në gjendje të mjerueshme.

Investimi i fundit mund të jetë bërë në kohën e Enver Hoxhës, bashkia vetëm njëherë ka ardhur ka lëshuar një dy fadroma dhe i ka nxjerrë në story Safet Gjici dhe kaq.

Më para shkojmë me gomar sesa me makinë. Shkon rruga 20 minuta me makinë.

Rruga është në total 1400 metër, kjo që përshkojmë ne. Nëse do ishte e rregulluar shkon deri në 3 minuta maksimumi.

Ne si banorë kemi marrë një iniciativë, kemi mbledhur 4 milionë lekë nëpër familje. Do bëjmë kanalin e rrugës dhe mbushjen. Gjithçka është me iniciativën tonë. Shteti ka 30 vite që nuk vë dorë, as PD dhe as PS’,-treguan banorët për Fax News.

Të Fundit