Një zonjë, me statusin e nëpunësit civil, tregon, se prej 18 vitesh ka punuar tek Tatimet dhe 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme. E reja thotë, se është ngacmuar seksualisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunuar fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.Zonja tregon edhe mesazhet, që i dërgonte 60 vjecari pas orarit të punës.Vetë Mexhiti, në një videoregjistrim, pranon, se ka prekur kolegen në pjesë të ndryshme të trupit.Fillimisht viktima e ngacmimit seksual e ka referuar problemin tek drejtuesi i saj, Shpëtim Projku, i cili nuk mori asnjë masë.
Zonja, që u ngacmua seksualisht nga kolegu i saj 60 vjecar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u ankua më pas edhe tek titullari i institucionit Ceno Klosi, ku sërish nuk gjeti zgjidhje.Problemi kulmoi, kur gjatë një auditimi pune në qytetin e Fierit, Mexhit Allushi ushtron dhunë fizike ndaj zonjës në fjalë. Edhe psë cdo është e filmuar nga kamerat e sigurisë së institucionit, sërish nuk u mor asnjë masë.Madje edhe prokurori i Fierit, Andi Pogace, e pushoi cështjen.
Sektori i Anti Korrupsionit tek Tatimet dhe drejtoresha e Komisionit në këtë institucion, pasi shqyrtuan rastin, morën masën më absurde, të heqjes nga puna të viktimës së ngacmimit seksual në zyrat e shtetit.