Në një reagim në rrjetet sociale, Altin Meçaj ka publikuar foto nga spitali ky shfaqet me shenjat e dhunës duke i bërë apel autoriteteve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.
Ai ka akuzuar si dhunues të tij dhe të babait të moshuar Fredi Lamajn, efektiv policie.
Sipas Meçaj shkak për dhunimin e tij janë bërë mesazhet dhe ‘pëlqimet’ që ai i kishte bërë motrës së Lamajt në Facebook.
“Të nderuar shqiptarë të vendit tim, jam dhunuar në banesën time në mënyrë çnjerëzore, nga njerëz me uniformën e policisë. Kërkoj mbështetjen tuaj. Kërkoj nga policia e shtetit dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen dhe çdo person përfshirë të marrë dënimin e merituar. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, shkruan ai.
Ndërkohë në një reagim publik motra e Lamajt ka hedhur poshtë pretendimet e Meçajt duke thënë se vëllai i saj nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa në lidhje me mesazhet e ka denoncuar 46-vjeçarin për përndjekje.



