“Me një kontratë morën dy toka” Skandali i 680 m² në Borsh!

Në 17 shkurt transmetuam problemin e zonjës Rajmonda, që denoncoi një problem me regjistrimin e pronës në Borsh pranë Kadastrës së Sarandës. Gjyshi dhe i vëllai përfituan nga kthimi i pronave një sipërfaqe prej 1000 m², të ndarë me nga 500 m² për secilin dhe më pas të trashëguar nga familjarët përkatës.Pjesa e tezes së Rajmondës iu dhurua Gazmend Hajdinit, ndërsa pjesa e nënës së saj, iu shit vetë Rajmondës. Pas këtyre veprimeve, parcela 1000 m² u regjistrua me emrat e Gazmend Hajdinit dhe Rajmondës.Më vonë, trashëgimtarët përfituan edhe një parcelë tjetër prej 680 m². Por, në mënyrë të çuditshme, edhe kjo pasuri e dytë u regjistrua me të njejtët emra, Gazmend Hajdini dhe Rajmonda, megjithëse kontrata e shitjes dhe ajo e dhurimit i përkisnin vetëm parcelës së parë 1000 m².Sipas shpjegimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, janë marrë për bazë pikërisht këto kontrata për regjistrimin edhe të parcelës 680 m². Pas transmetimit tonë, nisi puna në një kohë rekord për korrigjimin nga ana e Kadastrës së Sarandës për këtë parcelë.

Të Fundit