Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia franceze në Dax më 20 janar. Mësohet se gjatë kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte çifti i shqiptarëve, u gjetën 340.760 euro.
Mediat e huaja shkruajnë se burrë e grua ishin nisur nga Gjermania drejt Spanjës. Në momentin kur u ndaluan nga policia, çifti shqiptar u shpreh se ishin nisur drejt Madridit ku do të kalonin fundjavën.
Doganierët e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën A63, ku shqiptarëve janë shprehur se ata po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.
Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazhin e mjetit është gjetur një pjesë metalike e cila është prerë.
Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro cash, të prerjeve 20 dhe 50. Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.
Çifti u la në paraburgim, ndërsa autoritet po hetojnë pistën e pastrimit të parave që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.