“Me mall Edi”- Zbulohet mesazhi që Rama la në librin e ngushëllimeve të Anagnostit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në homazhet e mbajtura në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

Gjatë homazheve, ai la një mesazh prekës në librin e ngushëllimeve, duke shprehur respektin për mjeshtrin e kinemasë shqiptare.

“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty”, shkroi Rama në mesazhin e tij.

Fotoja e siguruar nga Euronews Albania tregon dhe mesazhin i cili përfundonin me “nënshkrimin”: “Me mall, Edi.”

Të Fundit