Me lot në sy dhe kokën ulur, dalin në gjykatë nënë e bir që vodhën 540 mijë euro

Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, të akuzuar për grabitjen e mijëra eurove në shtëpinë e zyrtares, kanë dalë paraditen e sotme para gjykatës. Pas hetimeve të kryera, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të dy të akuzuarit.

Klan News ka siguruar pamjet nga momenti kur dy të arrestuarit futen në sallën e gjyqit.

 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e shtunë, me 7 Janar ku nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit.

Mësohet se pronarja e shtëpisë Alda Klosi ka qenë jashtë vendit dhe para se të largohej i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.

Të Fundit