Personi në foto është 39-vjeçari Fation Janina, autori i dyshuar i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gina në Durrës pasditen e datës 30 dhjetor
Policia e Durrësit ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat e kanë fiksuar 39-vjeçarin duke dalë nga pallati, pasi kishte kryer vrasjen.
Dyshohet se 82-vjeçari u godit për vdekje me thikë dhe çekiç nga Fation Janina i cili është vënë në pranga. Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. Ai ka pranuar krimin duke u shprehur se shkak u bë një borxh 20 mijë lekësh që i kishte viktima.