GREQI – I gjakosur, me goditje në fytyrë dhe në gjoks. Një mësues 61-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Larisas, pasi u dhunua nga një prind i një nxënësi në shkollën fillore.
Sipas informacioneve një prind, pak para orës 2 pasdite , ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të sulmojë verbalisht mësuesit me pretendimin se “kanë goditur fëmijën e tij”.
Në fakt, ai më pas ka goditur me grusht drejtoreshën dhe dy mësuesit . Një nga mësuesit, gjimnast në specialitet, u dërgua në spital i gjakosur.
Më kot të pranishmit u përpoqën të qetësonin babanë që dukej si dem i tërbuar.
Sipas burimeve mjekësore, 61-vjeçari ka pësuar goditje me grushte në nofullën e poshtme dhe në gjoks. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, i dëmtuari ka dalë nga spitali.