“Me këmishë nate apo këmishë burgu?”, Basha i përgjigjet Ramës: Me ça i ke veshur shokët?

Vijojnë replikat nëpërmjet videomesazheve mes Lulzim Bashës dhe Kryeministri Edi Rama.

Kreu i demokratëve euroatlantikë gjatë fjalës së tij në videomesazh, referuar asaj që Kryeministri ka përmendur shpesh që Basha ka lindur me këmishë nate, e ka pyetur atë se me çfarë këmishe nate apo këmishë burgu.

Kjo për t’i kujtuar atij, siç ka bërë edhe në videot e tjera, socialistët e tjerë të cilët ndodhen në burg.

“Veç mos kaj Rame. Me këmishë ee? Me çfarë këmishe? Këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame? Çfarë këmishe ka veshur Lali Eri, po Ilir Beqja. Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin ee. Hajde Rame këmishë vija vija shokëve. 7 x7=313”, shprehet Lulzim Basha.

Të Fundit