Fiqiri Rexhepi tregon në “Stop” , se është trajtuar për 5 vjet me kemp, për shkak të një tumori në stomak.Më pas nisi një punë të lehtë në një firmë ndërtimi, gjatë së cilës pësoi aksident e theu këmbën.Mori sërish kemp për 6 muaj, por ia ndërprenë, duke i kërkuar epikrizën nga mjeku specialist.Përgjegjësi i KMCAP-it në Tiranë, Fatos Abdiu, thotë, se me VKM është hequr kërkesa për epikrizën dhe në 1 gusht Fiqiriu paraqitet sërish në komision, duke siguruar kempin për 6 muaj të tjerë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]