“Më kapi një si mllef” – Zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit para policisë

Media ka zbardhur dëshminë e dhënë nga Elvis Shkambi para policisë pasi vrau me armë zjarri brenda sallës së gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja.

‘Dëgjova vendimin e gjykatësit, armën e kisha me vete, e mbaja gjithmonë me vete dhe ashtu e mendova për momentin, u ngrita e qëllova, më kapi një si mllef”, mësohet të jetë shprehur Shkambi.

Ndërkohë, xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë deklarim për grupin hetimor.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranë. Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.

Sipas policisë, roja i sigurisë në gjykatë nuk ka marrë asnjë masë për të ushtruar kontroll fizik ndaj dajë e nip Elvis dhe Gjon Shkambi, edhe pse skaneri në momentin e hyrjes së tyre në sallë sinjalizoi praninë e metaleve.

Të Fundit