“Më kanë vdekur 3 fëmijë” Historia që të thyen shpirtin, 75-vjeçari nga Pogradeci pret drejtësi!

Istref Myrtezaji, një 75 vjecar nga fshati Ceravë i Pogradecit, që jeton i vetëm, tregon, se ka humbur të birin në një aksident, dhe prej 10 vjetësh, nuk merr dot dëmshpërblimin.Istrefi hedh dyshime ndaj avokatit të tij, Endri Cela, që po ndjek cështjen.Fillimisht Istrefi tregon, se është informuar nga avokati, se gjyqi është fituar në shkallën e parë, por më pas, nuk ka asnjë informacion, se cfarë ka ndodhur. Ne takuam vetë avokatin Cela, i cili na tha, se cështja e dëmshpërblimit, është në Apel që nga viti 2018 dhe që atëherë, nuk ka dalë një datë gjykimi.Ne u interesuam edhe pranë Gjykatës së Apelit, ku na konfirmojnë, se akoma nuk ka dalë një datë gjykimi për cështjen e Istrefit, edhe pse avokati i tij, për shkak të viteve dhe moshës së klientit, ka bërë 4 kërkesa për përshpejtimin e gjykimit në fjalë.

Të Fundit