Me kamion nga Italia sjell 88 mijë euro cash në Durrës, publikohet FOTOJA e shoferit të arrestuar!

Publikohet fotoja e shoferit të kamionit me të cilën mbërritën në portin e Durrësit 88 mijë euro të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale.

I arrestuari është Elton Balliu, 34 vjeç nga Tirana kurse aksioni italo-shqiptare erdhi pas informacioneve të marra nga Guardia di Financa në Bari.

Kamioni ishte nisur nga Napoli dhe kishte arritur në Bari për të kaluar më pas me anijen Rigel III në Durrës, ku dhe u bë kontrolli duke gjetur sasinë e eurove.

Të Fundit