Krahas seancës plenare që po mbahet në Kuvend po zhvillohet dhe protesta e thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Ajo që ka rënë në sy në protestën që po mbahet para Parlamentit, është një protestues i cili me kalë dhe i veshur me veshje kombëtare ka marrë pjesë në protestë.
Mësohet se protestuesi ka ardhur me kalë nga Kurbini vetëm për të marrë pjesë në protestë.
Ajo që vihet re është se pjesën e kokës së kalit e ka lyer me ngjyrë blu ndërkohë vetë është i veshur me veshje popullore.