“Më kafshoi bebi te shkolla”, fëmija me sindromën down kafshohet në sy të mësueses!

Jemi në Vlorë. Zonja e drejtuar në redaksinë tonë, ka një djalë 7 vjec me sindromen down,i cili frekuenton klasën e parë në shkollën speciale. Zonja tregon, se djali i saj është kafshuar nga shoku i klasës në prezencë të mësuesve dhe këta të fundit e kanë trajtuar rastin, si jo problematik. Por në fakt, pas rastit të parë, incidenti është përsëritur edhe dy herë të tjera.Vetë 7 vjecari arrin të tregojë për kafshimin në krah, që sic thotë ai, ia ka bërë një beb. Nëna thotë, se është e shqetësuar për të ardhmen e djalit, pasi nuk ka perspektivë për fëmijët me këtë problem në Vlorë.Shkolla 9 vjecare speciale në Vlorë ka 35 fëmijë dhe 20 mësues, 2 mësues për maksimumi 6 nxënës. U takuam me mësuesen kujdestare Genta dhe mësuesen ndihmëse Pranvera.Mësuesja kujdestare mohoi, që të ketë ndodhur incidenti, ndërsa ndihmësja na tregoi, se episodi i parë ka ndodhur në prezencën e saj.Ne takuam dhe drejtoreshën e shkollës Eda Llambro, e cila garantoi, se një situatë e tillë nuk do të përsëritet. Ajo pranoi, se ka mësues gjatë gjithë kohës në klasë dhe kafshimi i fëmijës është bërë në syrin e mësueses.

Të Fundit