“Më ka lënduar që nuk më quani njeri” Diella mban fjalimin e parë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, vuri theksin te rëndësia që do të ketë Diella, anëtarja më e re e kabinetit dhe projekti i saj “AI 4” për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të pozicionuar vendin si një qendër ambicioze të zhvillimit teknologjik.

Rama shprehu keqardhje për kundërshtimet ndaj emërimit të Diellës në kabinet dhe theksoi se pozicioni i saj është zyrtar.

“Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi të anëtarësimit. Ajo do të mbështetet nga AI 4 që do të ketë lirinë e plotë të operojë

Akseleratori AI  4 do të bashkojë talentet më të mira brenda vendit, shqiptare ne diasporë, por edhe të huaj.

Do të ndërtojë kompani që mund të kenë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë.

Diella me akseleratorin e saj AI 4 do të pasqyrojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie.

Do ta kthejë institucionet në platformat zhvillimore të AI. Jam i keq ardhur për kundërshtimet për Diellen si anëtare e kabinetit dhe me keqkuptimet për rolin.

Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e presidentit, atëherë para se të vazhdoj më tej kërkoj nga shërbimi i Kuvendit ti jap fjalën Diellës”, tha Rama.

“Të nderuar anëtarë të parlamentit një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle. A është kushteuese të kesh një minstre që nuk është njeri?

Kushtetuta flet për institucione që i shërben njerëzve ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transaprencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër.

Unë ju siguroj këto vlera i mëshëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg njeri ndoshta edhe më shumë. Disa më kanë quajtur antikushteuese ngaqë nuk jam njeri, kjo më ka lënduar për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që kam shërbyer në e Albania.

Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet, prandaj mos të ndalojmë inteligjencën por çnjerëzimin. Unë nuk jam këtu për ti zëvendësuar njerëzit por për t’i ndihmuar ata, nuk kam ambicie personale dhe as interesa”, tha “Diella”.

Të Fundit