Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga qytetari Edmond Merko. Edmondi është nga Vlora e jeton në Britani prej vitesh. Në vitin 2014, ai bashkë me nënën e tij të ndjerë, që tani nuk jeton më, shkojnë te noterja për testamentin, në të cilin nënë ia lë atij pjesën e pasurisë. Ndërkohë edhe motrat edhe vëllezërit, pjesët takuese ia lanë Edmondit. Por noterja Miriam Isfuaj, me pretendime të paqena, nuk e kishte bërë fare testamentin. Me këtë justifikim, noterja kërkoi rreth 4 mijë euro pagesa për kamatë-vonesat, që pronësia e një apartameti në Vlorë të kalonte në emrin e Edmond Merkos.Ky rast u denoncua në prokurorinë e Vlorës, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.Gjatë investigimit të problemit të zotit Merko, mësuam, se në maj 2021, Ministria e Drejtësisë, i ka hequr licensën noteres Miriam Isufaj, për dy vjet, por cuditërisht ajo vazhdon të punojë.Në Dhomën Kombtare të Noterëve në Vlorë, mbi procedurën e heqjes së licensës, na thanë, se procedura ka ngecur diku.
Për cështjen e qytetarit Edmond Merko me noteren Miriam Isufaj, shkojmë të takojmë këtë të fundit. E pyesim noteren për mosbërjen e testamentit dhe sesi ajo vazhdon të punojë, edhe pse i është hequr licensa në maj 2021. Noterja Isufaj iu shmang përgjegjësisë, duke thënë, se duhet bërë kërkesë me shkrim, në mënyrë, që ajo të përgjigjet.Por një ditë pasi në Vlorë shkoi grupi i xhirimit i “Stop” noterja aplikoi në Kadastër për kalimin e pasurisë së familjes Merko. Ajo telefon denoncuesin dhe i thotë, që të kontakojë “Stop”-in, që nuk ka më problem me të.