“Më i lartë tensioni se sa pensioni”, ish-minatorët protestë para Parlamentit

Teksa sot po zhvillohet seanca e posaçme për Kosovën në Kuvend, një grup minatorësh po protestojnë para parlamentit.

Me pankarta në duar ku shkruhet “Po vidhni miliona ndërsa populli ha bukë thatë. Më i larti tensioni sesa pensioni”, ata kërkojnë statusin e minatorëve.

Ndërkohë njëri prej minatorëve bën thirrje se duhet të shikohet pensioni i minatorëve.

“Fëmijët tuaj i çoni nëpër botë. I kërkojmë parlamentit të shikojë pensionin e minatorëve”-tha ai.

Të Fundit