Është zbardhur dëshmia e Lul Rakajt, autori i cili plagosi me armë zjarri dy persona ditën e djeshme në Malësi të Madhe.
Ai thotë se shkoi t’i takonte personat në fjalë i kanë dhunuar nipin, por ka dyshuar se njëri prej tyre ka pasur armë dhe i ka qëlluar.
“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.
Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes ndërsa ende nuk është gjetur arma e krimit.
Në gjendje të rendë vijon të jetë në spital i plagosuri Avenir Hasanaj.