“Me FBI-në kemi marrëdhënie institucionale”- Çuçi: Nuk e kam takuar McGonigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli këtë të mërkurë në lidhje me bashkëpunimin që ka Policia e Shtetit me FBI-në.

Çuçi theksoi se dy institucionet kanë një marrëveshje partneriteti strategjik për të asistuar me ndihmë njëri tjetrin.

Duke u ndalur te rasti McGonigal, Çuçi tha se marrëdhënia mes policisë së Shtetit dhe FBI-së është një marrëdhënie institucionale dhe jo e bazuar mbi emra të përveçëm.

Ai nënvizoi se personalisht nuk e ka takuar ndonjëherë ish-zyrtarin e FBI-së, Charles Mcgonigal.

“Policia shqiptare ka marrëdhënie me FBI-në dhe jo me personat, ne vazhdimisht jemi asistuar në bazë të një marrrëveshjeje partneriteti që ne këmi me FBI-në. Dhe hera e fundit ka qenë gjatë sulmit kibernetik, ku kemi pasur ndihmën e tyre të çmuar. Kanë qenë ata dhe ekspertiza e tyre që kanë identifikuar origjinën e sulmeve kibernetike.

Unë dua të them që marrëdhëniet i kemi me institucionin, emrat e përveçëm i takon FBI-së ose agjencisë përkatëse për t’i vendosur. Unë personalisht nuk e kam takuar nëse jeni kurioz. Hyrje daljet e McGonigal në Shqipëri duhet të jenë në Tims, nuk është ndonjë sekret”, tha Çuçi.

Të Fundit