Një 58-vjeçar në qytetin e Vlorës ka bërë kallëzim në polici se bashkëshortja e tij 52-vjeçe është larguar nga banesa.
Sipas 58-vjeçarit, e shoqja është zhdukur prej disa ditësh dhe nuk ka asnjë gjurmë në lidhje me të.
Policia ka nisur punën për gjetjen e gruas ndërkohë që materialet u referuan prokurori p[ër veprime të mëtejshme.
“Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.