“Me erdhi qumeshti i gjirit, ku ta çoj” shkelma barkut që të vriste fëmijën, drama në Bulqizë

Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23 vjecare nga Bulqiza, e cila sipas dëshmisë së saj, është dhunuar nga partneri i saj 24 vjec, Klejvis Metalla.Shkak për këtë situatë, u bë shtatzania e vajzës, e padëshiruar nga Klejvisi. Ky i fundit nuk donte, që vajza ta mbante fëmijën, duke tentuar të bindë dhe familjarët e 23 vjecares, që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.Por vajza iku, duke mos pranuar të abortojë.Ditën e dhunës, në 27 janar në orën 15.30, vajza e re, bashkë me të vëllain 5 vjec, u gënjye dhe hipi në makinë me Klejvisin, pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën.Jashtë qytetit, në vendin e quajtur “gurët e Skënderbeut” Klejvisi ka ndluar makinën dhe ka zbritur vajzën, duke e goditur me shkelma në bark dhe në trup. Më pas i ka marrë celuarin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë. Një kalimtar i rastit shoqëroi 23 vjecaren në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e coi në shtëpi. Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi, pasi polici Dashnor Disha, tha, se duhet të bëhej në Tiranë, ku banonte i riu.

23 vjecarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e braktisur, shkon me të ëmën në spitalin e Peshkopisë dhe mjekët njoftojnë policinë, që merr dhe denoncimin.Të nesërmen Klejvis Metalla, 24 vjec, u shpall në kërkim, por ndërkohë ishte larguar jashtë Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Bllatës. Sipas mjekut gjinekolog, që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit, ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën, për të shpëtuar të renë.Skandali thellohet, kur mësohet, se Prokuroria e Dibrës ka regjistruar vetëm procedimin penal për dhunë në familje, pa përmendur shkakun e humbjes së jetës së fëmijës 5 muajsh në barkun e vajzës së re. Ne kemi mundur të marrim edhe versionin e 24 vjecarit, Klejvis Metalla, i cili fillimisht shmanget e më pas akuzon vajzën si përdoruese droge. Por ai detyrohet të pranojë, se atë pasdite, ka marrë me makinën e tij vajzën dhe të vëllain dhe i ka cuar deri te “gurët e Skënderbeut”. Vec kësaj ekzistojnë edhe mesazhet, kur Klejvisi u kërkon familjarëe të vajzës, që ajo të heqë fëmijën.

Të Fundit