Një 34-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi iu gjet lëndë narkotike gati për shitje dhe në banesë iu gjetën 600 euro të dyshuara false.
Në pranga ra shtetasi H. H., 34 vjeç, si dhe filloi procedimin në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin T. H., 66 vjeç, të dy banues në Berat.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, ndërsa në banesën e 66-vjeçarit u gjetën kartëmonedha me vlerë 600 euro, cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Lënda narkotike dhe kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.