Me doreza boksi në duar, kë përshëndeti Monika Kryemadhi nga palestra

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka postuar një foto në rrjetet sociale me një “mesazh” drejtuar avokatit të saj, Redi Llanaj.

Pasi seanca e saj paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty sërish, kësaj here për shkak të bojkotit të avokatëve, ajo është shprehur se dhe kësaj here drejtësia është me dy standarte.

Më tej ajo vazhdon duke thënë është ironike që vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj, ndërsa kur avokatët bojkotojnë në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit dhe në solidaritet me gjyqtarët, bojkoti bazohet në ligj.

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Avokat Redi Llanaj të përshëndes ! Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00.

Gjykata deklaroi:

“Vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj.”

Ironikja?

Kur ju avokatët bojkotoni në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit, dhe në solidaritet me gjygjtaret, thuhet se bojkoti bazohet në ligj!
Pra, ligji paska dy interpretime:

Një për ata që e zbatojnë,

dhe një tjetër për ata që e interpretojnë sipas rastit.

Në fund mbetet pyetja:

Kush e mbron ligjin… kur gjykata nuk e njeh?”, shkruan Kryemadhi, krah fotos ku shihet nga palestra dhe me doreza boksi në duar.

Të Fundit