Një shqiptar i cili trafikonte vajza të cilat i shfrytëzonte për prostitucion është shpllur fajtor në Angli.
Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për Roland Cankaj, 43 vjeç.
Hetimi i policisë nisi në vitin 2022 mbi një rrjet të krimit të organizuar të quajtur “Cankaj Brotherhood”.
Në krye të rrjetit, i cili kishte qëllim trafikimin e grave braziliane në Mbretërinë e Bashkuar për t’u shfrytëzuar seksualisht, qëndronte 43-vjeçari shqiptar.
Nga hetimet e detajuara u vu re se Cankaj merrte me qira apartamente në Tower Hamlets me pasaportë false.
Oficerët filluan të vëzhgonin lëvizjet e Cankajt dhe vunë re se ai i çonte vajzat drejt adresave ndërsa i priste jashtë në makinë.
Gjithashtu ai u pa duke u bërë foto provokuese vajzave jashtë monumenteve të Londrës, të cilat përdoreshin për të reklamuar shërbime seksuale.
Policia zbuloi një qendër prostitucioni në Tower Hamlets. Dhomat ishin të mobiluara dhe përmbanin sende të lidhura me punën seksuale.
Si rezultat u identifikuar gjithsej gjashtë vajza, ku një nga tyre gjatë një interviste shpjegoi se si kishte punuar si estetiste në Brazil dhe kishte biseduar me Cankajn për paratë.
Ai e mori atë në Angli dhe e dërgonte në adresa të ndryshme për të kryer marrëdhënie me burra që ajo nuk i njihte, ndonjëherë 10 deri në 15 burra në ditë. Paratë i ndanin në gjysmë