Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi po lëviznin me një automjet tip blind në qytet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash dhe dhe 3 celularë.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe -E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



