“Me anëtarësim në BE do të kemi një Shqipëri të re”, Rama: Të dielën flisni ju me votë!

Kreu i qeverisë, Edi Rama në rubrikën e parafundit “Sy m’sy” para zgjedhjeve të 11 majit, ka theksuar rëndësinë vendimtare të kësaj date, duke e cilësuar si një moment historik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Rama u shpreh se ajo që do të “mbillet” atë ditë do të ndikojë drejtpërdrejt në realizimin e ëndrrës së kahershme për integrimin europian të vendit. Sipas tij, përmes fuqisë së këtij momenti, Shqipëria nuk do të jetë më një “evropiane e huaj”, por pjesë e barabartë e familjes europiane, çka do të shënojë një ndryshim rrënjësor në nivel kombëtar, familjar dhe personal.

Rama: Është shumë e rëndësishme çfarë do të mbjellim më 11 maj, për të korrur atë që e presim prej dekadash, ndryshimin e statusit tonë. Me fuqinë e 11 majit, me mbylljen e negociatave nuk do të jemi më evropianë të huaj për Evropën, por do të jemi evropianë të barabartë në Evropë. Kjo vlen në nivelin kombëtar, familjar, personal. Me anëtarësim në BE do të kemi një Shqipëri të re dhe ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar, veçanërisht emigrantëve në Greqi, të cilët u hasën me problematika lidhur me shpërndarjen e zarfeve. Ai tha se marrja e zarfit është një “mund i vogël, por një kontribut i madh”.

Rama: Vota për ata që janë regjistruar është një munb i vogël, por një kontribut i madh. ju lutem, pavarësisht vështirësive që ju krijuan me kompaninë…tani janë shpërndarë mbi 90% e zarfeve, në ishull mbaron sot mundësia për të dhënë votën, në gadishull ka akoma disa ditë, por mos e lini për ditë të fundit. Sot jemi në “Sy m’sy” e parafundit para zgjedhjeve. Të dielën do ta qep gojën dhe populli shqiptar mund të flasë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të Fundit