Është mbyllur procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës
Kandidati i PS, Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet në këtë bashki, duke marrë një numër më të madh votash se rivali i tij nga koalicioni opozitar, Petro Gjikuria.
Diferenca e votave mes Tavos e Gjikurisë ka qenë 1477 vota. Tavo ka marrë në total 5022 vota, ndërsa Gjikuria ka marrë 3545 vota.
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.