Mbyllja e TikTok, Romana Vlahutin vlerëson Ramën: Shqipëria po vepron përtej pritshmërive, nuk ka frikë

Ish-ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar nismën e qeverisë shqiptare për të ndaluar TikTok për një vit.

Sipas saj, Shqipëria ka treguar se nuk ka frikë të ndërmarrë veprime të tilla.

“Po! Para disa ditësh, Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u
u dha të gjithë liderëve të BE librin “Freedom” (Liria) të shkrimtares Lea Ypi.

Tani Shqipëria po tregon rrugën edhe në TikTok. Shqipëria po vepron përtej pritshmërive. Pse? Sepse nuk kanë frikë”, shkruan Vlahutin në rrjetet sociale.

Lajmin për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare, kryeministri Edi Rama e konfirmoi dje në takimin përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësuesit e prindërit për masat ndaj TikTok dhe sigurinë e fëmijëve në tërësi.

Të Fundit