Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e platformës TikTok.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama bëri me dije se vendimi për pezullimin për një vit të aksesit në TikTok është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër.
Rma shkruan se qevria shqiptare është në diskutime me kompaninë e cila pritet të vijë në Shqipëri për të paraqitur një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët në këtë platformë.
“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është, së pari, një vendim i marrë në konsultim të gjerë me 65 mijë prindër e mësues, dhe së dyti, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur, qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve dhe të studimeve.
Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi,” shkruan Rama në X.