Mbyllja e kolegjit turk në Tiranë/ Rama: Ka shkelje të ligjit! Erdogan nuk jep dot urdhra në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama është shprehur se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk, teksa shtoi se ai nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.

Sipas kryeministrit Rama, ky kolegj ka vepruar në shkelje të ligjit. “Nuk mund të hapësh një aktivitet të caktuar pa marrë miratimin e ministrisë së Arsimit. Duhet që subjekti në fjalë të aplikojë. Sipas ligjit dhe informacionit zyrtar nuk ka ndjekur procedurën zyrtare. Unë di të them kaq, që është e papranueshme që të zhvillohet aktivitet e çfarëdollojshëm në cdo fushë në shkelje të ligjit. Dhe këtu ka shkelje të ligjit”.

“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike.

Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por si pas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi kryeministri ne një interviste per Euronews Albania.

Të Fundit