Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Tiranë, Olta Xhaçka merr mandatin

Është mbyllur numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës.

Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë parlamentit Blerina Gjylametin.

Xhaçka ka arritur të marrë 6213 vota kundrejt 6085 që ka marrë Gjylameti.

Kjo e fundit i është drejtuar zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me një kërkesë për të vënë në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave në Tiranë.

Mbi 15 kandidate për deputete ne liste te hapur kane kerkuar nga KQZ pamjet filmike te numerimit te votave.

Të Fundit