Edicioni i 108-të i Giro d’Italia ka startuar me shumë emocion dhe intensitet në Shqipëri, duke e vendosur këtë edicion si një nga më të ndjekurit.
Gara do të vazhdojë përmes 21 etapash dhe një distance totale prej 3,443.3 km, me përfundimin e saj në Romë më 1 qershor.
Etapa e parë, e zhvilluar mes Durrësit dhe Tiranës, ka qenë një test i vërtetë për çiklistët. Me një gjatësi prej 160 km, etapat e ngjitjes dhe sprintet e forta kanë krijuar një atmosferë electrike, duke e nisur garën në mënyrën më emocionuese të mundshme.
Max Pedersen ka qenë protagonisti kryesor i ditës, duke fituar etapën e parë me një sprint të shkëlqyer në Tiranë. Pas një beteje të fortë me konkurrentët, çiklisti danez ka arritur të sigurojë vendin e parë, duke i dhënë vetes një avantazh të çmuar në garë dhe duke lënë pas një grup të fortë çiklistësh. Ky sukses e vendos Pedersenin në pozita të favorshme për të vazhduar me ambicie në etapat e ardhshme.
Përveç fitores, gara e parë ka shënuar një incident të rëndë për çiklistin pretendent Mikel Landa, i cili doli jashtë në një kthesë dhe goditi një shtyllë ndriçimi, duke përfunduar në trotuar. Ndihma mjekësore ka ardhur shpejt në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme, ndërsa Landa po trajtohet për lëndimet e tij. Ky incident ka ngritur dyshime mbi mundësinë e rikuperimit të tij dhe pjesëmarrjes në etapat e ardhshme të Giro d’Italia.
Ky start i fuqishëm i Giro d’Italia 2025 premton shumë për fansat dhe sportistët, dhe gara pritet të ofrojë më shumë emocione në ditët në vijim.