Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së grupi Parlamentar të PS, ka deklaruar se në ditët në vijim do të bëhet institucionalizimi i dy komisioneve parlamentare.
“Dua të informoj se grupi i PS do të institucionalizojë në orët në vijim dy nisma që kanë të bëjnë me ngritjen e dy komisioneve të posaçme në Kuvend, i pari komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore, një traditë prej shumë vitesh që në fillim të çdo legjislature grupi i PS ka qenë nismëtari i ngritjes së këtyre komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore.
Uroj shumë që komisioni të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend për të përmbyllur rekomandimet e OSBE ODIHR ndër vite.”, tha Balla.