I jemi drejtuar qytetit të Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili, ka mbetur me 6 fëmijët e tij jetimë, nga mosha 1 deri ne 16 vjec, pasi bashkëshortja ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Iliri është detyruar të bëjë nënën dhe babain për fëmijët, duke mos patur mundësi as të punojë. Të ardhurat e Ilirit janë 160 mijë lekë të ndihmës ekonomike, dhe 80 mijë lekë të kempit të djalit, që vuan nga astma dhe prapambetja mendore. Ai kërkon, që bashkia ta ndihmojë me punësim e të bëjë dicka për banesën e tij.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” sigurojnë ushqime për këtë. Nga ana tjetër, në terren për të parë situatën, vjen Shefi i Kabinetit të Kryebashkiakut, Sedat Mahmutaj, si dhe sektori i ndihmës ekonomike dhe Shërbimit social.Bashkia e Kavajës do ta ndihmojë këtë famije me ndihma, fëmijët e vegjël do shkojnë në cerdhe dhe kopsht, ndërsa babai, është punësuar nga Bashkia, e cila do të mundësojnë edhe riparimin e banesës. Vec kësaj, zyra arsimore dhe gjimnazi i qytetit kanë mbledhur të holla për të ndihmuar familjen në pamundësi ekonomike.
