Mbeti në det të hapur me gomone, Policia Kufitare i vjen në ndihmë qytetarit

Një episod me rrezik për jetën ka përfunduar me sukses falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare në Vlorë. Ditën e djeshme, në afërsi të Plazhit të Vjetër, një shtetas kishte mbetur në det me gomone për shkak të një defekti në motor.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit SPK Triport janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Pas lokalizimit të gomones, ajo u rimorkua dhe u transportua në mënyrë të sigurt në stacionin e policisë.

Shtetasi që drejtonte mjetin lundrues falënderoi autoritetet për profesionalizmin dhe reagimin e menjëhershëm, që shmangu çdo pasojë të mundshme.

Policia Kufitare rikujton qytetarët që të marrin masat e nevojshme të sigurisë para çdo lundrimi dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast emergjencash.

Të Fundit