Mbeten në rrugë pas vdekjes së nënës, çfarë ndodhi me familjen e dëmtuar nga tërmeti

Arjan Seferi tregon, se bashkë me nënën dhe motrën kanë patur një apartament në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Pallati u shemb pas dëmtimeve të tërmetit dhe procedurën për bonus qiraje dhe apartament të ri, e ndoqën në emër të nënës. Për fat të keq, në gusht 2022 nëna ndërron jetë dhe fëmijët dorëzojnë celjen e trashëgimisë. Por në mars 2023 iu hiqet bonusi i qirasë dhe skualifikohen nga përfitimi i apartamentit, pasi nëna e tyre, ka qenë e vetme në certifikatën familjare. Avokati Klaudi Zhuli e sheh si gabim veprimin e bërë nga drejtoria juridike e bashkisë, pasi zonja e ndjerë ka fituar apartamentin me vendim të këshillit bashkiak dhe nuk mund të skualifikohet se ndërroi jetë. E ndjera ka trashëgimtarët, që kanë qenë dhe bashkëpronarë në apartamentin e shembur.

Të Fundit