Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë të ditur se që nga muaji Janar kur nisi programi i qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja që zgjerohen me fëmijë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.
“Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë. Nga Janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes
40,000 lekë për fëmijën e parë
80,000 lekë për fëmijën e dytë
120,000 lekë për fëmijën e tretë”, ka shkruar Rama.