Mbërrin për herë të parë në Shqipëri kroçera “SeabournQuest” me 500 turistë amerikanë

Për herë të parë mbërrin në Shqipëri kroçera “SeabournQuest”, me turistë kryesisht amerikanë. Rreth 500 pasagjerë vizitojnë për herë të parë vendin tonë, ditën e sotme ata kanë mbërritur në portin e Durrësit.

Turistët do të zhvillojnë një vizitë një ditorë në qytetin e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe Beratit.

Ata do të kenë mundësi të eksplorojnë vendet arkeologjike peizazhet natyrore dhe të kulinarin dhe kulturën e vendit tonë. Kroçera që ka mbërritur në ditën e sotme nuk do të jetë e vetmja, pasi me afrimin e sezonit turistik pritet që numri i tyre të jetë më i lartë.

Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi bën të ditur se në ditën në vazhdim porti i Durrësit mund të presë rreth 10 kroçera të tjera.

Të Fundit