Policia e Sarandës ka arrestuar një 50-vjeçar i cili mbante armë dhe municione pa leje në banesë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Dishat”, u vu në pranga shtetasi H. L., 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.