Këtë të hënë mbahet provimi i dytë i maturës shtetërore, i cili është në lëndën e gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin pritet t’i nënshtrohen testimit, që do të zhvillohet në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë, nën masa të shtuara sigurie dhe monitorimi.
Sipas kalendarit zyrtar të Ministrisë së Arsimit, provimi i radhës do të jetë Matematika, më 17 qershor, ndërsa testi për Lëndën me Zgjedhje do të mbahet më 24 qershor.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve.
“Suksese maturantëve në mbarë vendin, të cilët sot japin provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke testuar njohuritë e tyre për gjuhën dhe trashëgiminë tonë letrare”, u shpreh Manastirliu.