Në Vlorë është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar dhe është ekzekutuar himni kombëtar.
Në aktivitetin zyrtar ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës. Nuk mungoi në aktivitet as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të pranishëm ishin edhe deputetë, zyrtarë vendorë si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.
Shqipëria feston sot 112 vite Pavarësi. Ngritja e Flamurit në Vlorë është një ceremoni e përvitshme që prej 28 Nëntorit 1912, aty ku për herë të parë Ismail Qemali bashkë me delegatët e tij shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.