Mbahej gabimisht ne qeli, gjykata liron me kusht Pal Pergjegajn-Stop-9 Qershor 2021 – Stop
Të Gjitha

Mbahej gabimisht ne qeli, gjykata liron me kusht Pal Pergjegajn-Stop-9 Qershor 2021

Në datën 1 qershor transmetuam denoncimin e zotit Leandro Përgjegaj, i biri i Pal Përgjegaj. Ai tregoi, se i ati u ndalua në Rinas më 15 maj 2021 në zbatim të një vendimi gjykate të vitit 2020, për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri u shpreh, se babai i tij nuk e ka patur kurrë.Pali ka mbi dy javë në qeli. Nga ana tjetër në numrin e telefonit në fjalë, ne telefonuam dhe na u përgjigj një tjetër person, i quajtur Pal Përgjegaj, por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.Në datën 2 qershor avokatet e Pal Përgjegajt kërkuan ndryshimin e masës së arrestit, por gjyqi u shty, sepse fashikulli i dosjes nga Gjykata e Kukësit nuk ishte depozituar në Gjykatën e Apelit Shkodër.Ndrësa në 7 qershor gjykata vendosi detyrim paraqitjeje dhe qëndrim në Shqipëri për zotin Përgjegaj, deri në përfundim të gjykimit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *